Arias projekton largimin nga Atletico Madrid
Sharr Travel

Arias projekton largimin nga Atletico Madrid

Santiago Arias nuk shihet më si titullar te Atletico Madrid dhe në verë mund të marrë në konsideratë largimin në një ekip tjetër teksa mbrojtësi është në axhendën e Galatasaray-t. 

Kolumbiani u ble 11 milionë euro nga PSV Eindhoven dhe drejtuesit e Atleticos janë të vetëdijshëm që për shkak të situatës jo të mirë financiare ekipi turk nuk mund të paguajë kartonin e lojtarit ndaj dhe palët po diskutojnë për një huazim. Arias pëlqehet nga Fatih Terim i cili gjithsesi nuk do të shtyjë klubin për ta blerë nëse nuk arrihet huazimi i mbrojtësit që ndiqet edhe nga Roma./SS/