Nëna është udhërrëfyese, vendstrehim dhe inkurajim. Dhe dashuri e pafundme
Sharr Travel

Nëna është udhërrëfyese, vendstrehim dhe inkurajim. Dhe dashuri e pafundme

Kemi mësuar prej tyre të dëshirojmë mbi të gjitha, më të mirën për fëmijët e tyre dhe se gëzimi, e qeshura dhe fitorja e fëmijës janë gjithashtu të tyret. Mamaja është sinonim me mbrojtjen, dashurinë.

Kur jemi në rrezik, në vështirësi, personi i parë për të cilin mendojmë dhe me të cilin dëshirojmë të jemi pranë është nëna jonë. Afër ose larg, jemi të sigurt se do të na udhëheqë në dyshimet dhe frikën tonë, dhe do të jetë gjithmonë pranë nesh.

Dashuria e saj e pakushtëzuar është më sublimja nga të gjitha ndjenjat. Ju mund të shkoni në veri, jug, lindje ose perëndim por nuk do të gjeni askund përkushtim të pafund ose të gjeni një dashuri të ngjashme. Eshtë vërtet e pakrahasueshme.

Nëna riparon, inkurajon, ndihmon, shëron plagët me puthje, jep përqafime shëruese.

Misioni i saj është shumë më i madh, për t’u siguruar që kjo qenie, fëmija i saj, të ecë me këmbët e veta në jetë. Mamaja është dashuri, është dashuri e pafund.

Dhe për nënat që nuk janë më me ne, një falënderim i thjeshtë, një mendim për shumë dritë dhe dashuri për to, sepse aty ku janë, sigurisht që po vibrojnë nga dashuria e tyre, e cila nuk ka kufij, shkon përtej jetës. Falënderime plot dashuri, dhe një rrezatim drite. / meb.al