Roman Burki në shënjestër të Chelseat
Sharr Travel

Roman Burki në shënjestër të Chelseat

Bisedimet për rinovimin e Roman Burkit janë bllokuar dhe drejtuesit e Borussia Dortmund janë jo pak të shqetësuar.

Siç raporton “Kicker”, portieri zviceran deri përpara ndërprerjes së kampionatit para pandemisë ishte një hap larg firmës në kontratën e re por gjithçka u la në heshtje dhe tani ka ndërhyrë Chelsea. Këta të fundit insistojnë për gardianin 29-vjeçar me një ofertë rreth 20 milionë euro duke përfituar nga fakti që në verë do të ketë vetëm një vit kontratë dhe klubi gjerman do të jetë i detyruar ta shesë.