Vuçiq: Jam i gatshëm të nis dialogun kur të formohet Qeveria në Kosovë
BKT
Lajme

Vuçiq: Jam i gatshëm të nis dialogun kur të formohet Qeveria në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë dialogun posa të formohet qeveria e re në Kosovë.

Vuçiq i ka thënë mediave në serbi se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira nëse dëshirojnë të jetojnë në paqe.

“Serbët dhe Shqiptarët përfaqësojnë dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira nëse dëshirojmë të jetojmë në paqe”, ka thënë Vuçiq, shkruan b92.

 


MË SHUME NGA Lajme