22:46 / 29.05.2020
E kryer, Icardi kompleton transferimin te PSG-ja
Sulmuesi Mauro Icardi, zyrtarisht ka kompletuar transferimin te PSG.
Argjentinasi gjatë verës u huazua te “Parisienët” me të cilët shkëlqeu, ndërsa sot ka kompletuar transferimin.
PSG për Icardin do paguajë 50 milionë euro plus shtatë milionë euro bonuse.
Kontratën argjentinasi e ka nënshkruar, ndërsa do mbetet në “Parkun e Princave” deri në vitin 2024, ndërsa për sezon do fitojë 10 milionë euro.
Gjatë këtij sezoni Icardi arriti të shënojë 20 gola në 31 paraqitje, derisa mbetet në garë për Ligën e Kampionëve, trofe në të cilin janë kualifikuar deri në çerekfinale.























