Ramsey: Ndihem mirë që sezoni do rifillojë
BKT
Sport

Ramsey: Ndihem mirë që sezoni do rifillojë

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey ka thënë se ndihet mirë që është marrë vendimi për rifillimin e sezonit.

Uellsiani gjatë tërë kohës së pandemisë qëndroi në Torino duke hequr dorë nga rikthimi në vendlindje.

Ndërsa, ka thënë se është i lumtur që janë rikthyer në fushë dhe që do përfundojnë sezonin deri në fund.

“Ndihemi shumë mirë. Jemi rikthyer në fushë dhe ka qenë mirë. Italia u mbyll, andaj vendosa të mbetem këtu”.

“Jam i lumtur që sezoni do rifillojë. Besoj se të gjitha hapat janë të duhur dhe gjithçka ka nisur t’i rikthehet normalitetit”.

“Është e drejtë që të fillojmë përsëri. Do luajmë me dyer të mbyllura dhe pa tifozë”, theksoi ai.

Kujtojmë që ndeshjet e Seria A do rinisin me 20 qershor.