Barcelona heq dorë nga shitja e Arthur
BKT
Sport

Barcelona heq dorë nga shitja e Arthur

Barcelona ka marrë vendimin befasues dhe nuk do e largojë mesfushorin Arthur Melo.

Kishte raportime që klubi katalunas dëshiron ta shkëmbejë me mesfushorin e Juventusit, Mirale Pjanic, por lojtari e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shkëmbehet.

Ndërsa, Barcelona ka vendosur t’i ofrojë një tjetër shans brazilianit duke mos e larguar këtë verë.

Mirëpo, interesimi për Pjanic vazhdon dhe në shkëmbim për të ka ofruar disa yje si Arturo Vidal, Nelson Semedo, Ivan Rakitic dhe Junior Firpo.

Thuhet se “Bianconerët” nuk i duan këta lojtarë dhe do e shesin boshnjakun te ndonjë skuadër tjetër.