Werderi fiton, Rashica asiston
Sharr Travel

Werderi fiton, Rashica asiston

Werder Bremen ka marrë tri pikë të arta në ‘luftën’ për ekzistencën në Bundesligën gjermane.

Bremen mundi në udhëtim Schalken, me rezultat 0-1, në kuadër të kësaj fundjave në elitën e futbollit gjerman.

Bittencourt në minutën e 32-të shënoi golin e fitores për Werderin pas asistimit te Milot Rashicës.

Reprezentuesi kosovar edhe në këtë duel ishte titullar. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të.

Pas kësaj fitore, Bremen ka 25 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit, kurse, Schalke është e 10-ta me 37 pikë të grumbulluara.