Miratohet shkarkimi i bordit të KRU "Gjakova",emërohet bordi i përkohshëm
BKT
Lajme

Miratohet shkarkimi i bordit të KRU "Gjakova",emërohet bordi i përkohshëm

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhjen e 37-të, me kërkesën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova", si dhe ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve.

Sipas njoftimit, bordi i përkohshëm përbëhet nga Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor; Luan Matoshi, drejtor; Miranda Zherka, drejtore dhe Urim Gashi, drejtor.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike hidroekonomike "Ibër Lepenc" Sh. A.


MË SHUME NGA Lajme