VIDEO-Liqeni i Jezerit të Kaçanikut vizitohet nga shumë qytetarë
BKT
Lajme

VIDEO-Liqeni i Jezerit të Kaçanikut vizitohet nga shumë qytetarë

Familja Gula e cila jeton në Angli, ka mbetur në Kosovë tash e dy muaj. E për të kaluar kohën e lirë, ata të hënën zgjodhën të vizitojnë Liqenin e Jezerit.

Ky liqen, që së fundmi ka marrë vëmendjen e kaçanikasve, është kthyer në atraksion edhe për qytetarët e vendeve të tjera që vijnë për ta vizituar.

“Për herë të parë jena ardh këtu, në fakt na ka sygjeru babi se o kan ma heret, po shumë mirë, për herë të parë para 10 min kena mrri qitu.

“Liqeni kam prit që është pak më i madh, mirëpo prapë bukur, i rrethum me këtë natyrë, bukuri, mrekulli është, në këtë lartësi nuk e kemi prit këtë liqe kështu, i bukur”.

“është karakteristikë e këtij vendi se është rrafshnaltë, jemi 1300 metra lartësi mbidetare, një qetësi e këndshme, një atmosferë që e meriton ta përjetosh”

Ndërkohë administratori i fshatit Ivajë, Agim Luta që është edhe mbikëqyrës i pyjeve përreth, thotë se interesimi për liqenin është rritur pas rregullimit të rrugës për të arritur deri aty.

“Duke i parë portalet, më heret se kanë ditë, vec fshati jonë e ka ditë, fshati Ivajë, fshati Kotlinë e kanë ditë se ku gjindet ky liqe, nuk e kanë ditë njerëzit, e kanë pa në facebook, janë shpeshtu vizitat shumë. edhe përpara nuk ka pas rrugë, po tash fal firmës private që e ka bo rrugën atje, po vijnë njerëz edhe me vetura”

E ata që po e vizitojnë liqenin në kohë pandemie, thonë se janë të mahnitur me pamjet mahnitëse që ka Kosova.

“Këtu tu e kqyr prej rrjeteve sociale, edhe sot si festë e Bajramit kemi dal për vizitë, me qu kohën e lirë pak, edhe mirë, veni i mirë,  po më pëlqen, po ka edhe  vizitorë të tjerë këtu”

Liqeni i Jezerit ndodhet në mes të fshatrave Kotlinë, Ivajë e Strazë të komunës së Kaçanikut. Në muajt e fundit numri i qytetarëve që e vizitojnë atë është rritur dukshëm.


MË SHUME NGA Lajme