Shumë qytetarë i mësyjnë Novobërdës për ta vizituar kalanë
Shumë qytetarë që ia mësyjnë Novobërdës për ta vizituar kalanë, ndihen edhe të shqetësuar që nuk munden të hyjnë brenda, për shkak të rrezikut nga muret. Ishte hera e parë që viziton Kalanë e Novobërdës. Për këtë po kujdesët që të ketë edhe kujtime.
Megjithatë, hyrja brenda në Kala e Besnik Huruglicës, sikurse gjithë vizitorëve të tjerë, nuk i lejohet, për shkak të dëmtimeve në muret e saj dhe rrezikut që ata paraqesin, raporton RTK.
E si herë të parë atij, ky vend i pasur me objekte të trashëgimisë historike e kulturore, po i duket i bukur.
“ Mirë shumë tash ska pak që erdhëm po deri këtu mirë ta shohim edhe prej brenda qysh po doket
Gjendja e vendit ku ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës është shqetësuese, për ç’gjë edhe vizitorët kërkojnë kujdes më të madh ndaj këtyre objekteve.
" Besoj që dicka shumë e vlefshme edhe për vizitorët e tjerë edhe që tregon dicka për historinë tonë edhe normal që duhet me pas ma shumë mirëmbajtje si kala po prap se prap mirë që është ..."
Por ky vend që karakterizohet me trashëgimi arkeologjike ishte shumë me i vizituar para tre muajsh., megjithëse edhe në kohë të pandemisë nuk mungojë vizitorët.
" PO vinë vizitor kohë pas kohe po ka vizita të mëdhaja këtu në kalan e Novobërdës ''
Në këtë hapësirë janë Kalaja e Novobërdës, Xhamia që daton që nga shekulli 18, Kisha e Tyrbeje.























