05:42 / 01.06.2020
Prezantohet një raport për mësimin online në kohë pandemie
Sot do të bëhet prezantimi i të gjeturave të hulumtimit “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale gjatë COVID-19”.
Ky hulumtim është zhvilluar nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale –IZHPS, gjatë muajit Maj 2020 në kohë pandemie.
Hulumtimi ka pasur për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe paraqitjen e tyre lidhur me kushtet e jetesës, përcjelljen e mësimit dhe sfidat me të cilat janë përballur fëmijët dhe familjet përfituese të asistencës sociale.
Hulumtimi i financuar nga FES dhe zbatuar nga Instituti për Zhvillim të Politikave Sociale-IZHPS.























