Stilet më të mira për të bërë që ushqimet të jetojnë me vite të tëra
BKT
Lifestyle

Stilet më të mira për të bërë që ushqimet të jetojnë me vite të tëra

Nuk ka asgjë të mirë të lësh ushqimet të shkojnë dëm, prandaj dhe është e rëndësishme ne të dimë t’i ruajmë ato në mënyrë që jetojnë sa më gjatë që mundet.

Dhe për këtë nganjëherë mjafton që ato vetëm të ruhen në mënyrën e duhur, gjë që në disa raste i bën ushqimet edhe më të shijshme, siç ishte rasti me sushi në Lindjen e Largët, që u shpik si një mënyrë për bëre që peshku të jetojë më gjatë.

Te tjera mënyra njerëzit kane krijuar për të ruajtur mollët, karrotat frutat, shurupet apo edhe qumështin.

Ja disa nga këshillat për të zgjatur ‘jetën e dollapit’ të disa nga ushqimeve tuaja të preferuara …

Karrotat në prerje të hollë e të thatë jetojnë deri në 20 vjet. Karrotat përdoren në shumë gatime por nëse priten në fije të holla dhe thahen, karrotat e dehidratuara mund të jetojnë shumë gjatë.
Mollët duhet të dehidratohen. Ashtu si karrotat, edhe mollët nëse priten në fije të holla e thahen mund të jetojnë deri në 20 vjet. Për këtë ato thahen në ngrohje dhe më pas mbahen në qese hermetike ose kanaçe.



Perimet jetojnë për disa muaj nëse i bëjmë turshi. Ngrirja nuk është mënyra e vetme për të ruajtur perimet pasi të gjitha ato mund të përgatiten në ujë me kripë e uthull (nganjëherë edhe sheqer për shije), për të zgjatur deri në dy muaj, përveç kastravecave të cilët në këtë mënyrë mund të konsumohen edhe pas 2 vjetësh.



Frutat e thata ruhen në qese dhe në ngrirje. Frutat e thata janë një burim i mirë proteinash dhe mund të ruhen nga kalbja duke i mbyllur në qese plastike e duke i mbajtur të ftohta.