Drejtësi në një vend që e jeton padrejtësinë
Sharr Travel

Drejtësi në një vend që e jeton padrejtësinë

Ballsor Hoxha

Ne nuk na njohin. Ne nuk na pranojnë. Ne nuk mund të kemi relacion me atë që është në raport me, prej BE e deri tek USA:

Në anën tjetër është tërë kjo dramë, tërë kjo luftë, tërë kjo politikë, në një kohë ekstrem të shpejtë.

Në anën tjetër, zgjedhjet janë mbajtur të lira demokratike, me fitues dhe humbës. Rendi ka funksionuar dhe i qartë për të gjithë, dhe po ashtu i pranuar.

Në tërë këtë, askund, njeriu nuk gjen një pyetje të qartë se çka po ndodh me ne? Kush jemi tani (nëse e dinim kush ishim në luftë)? Dhe, shumë më me rëndësi, çka po duam nga vetja?

Në të vërtetë ka një pyetje shumë të përhapur, por pyetje e parëndësishme e  cila çon në padrejtësinë:

“pse po ma/na e bëjnë të padrejtë”.

Kjo pyetje është tipike për të qenit i bindur në absoluten, edhe absoluten e drejtësisë tënde, edhe në absoluten e dijes tënde, edhe në absoluten e faktit tënd.

Nëse e shikojmë të keqen më të madhe më të afërt në kohë, Nazizmin gjerman, e keqe shumë përtej korrupsionit në akuzë sot brenda nesh, megjithatë, edhe pse i dënuar, edhe pse i rrënuar, dhe i shkatërruar, ai erdhi dhe u jetësua nga një shoqëri e tërë. Nga një shtet i tërë, dhe edhe nga një bashkim i shoqërive tjera krejtësisht të arrira si atëherë si edhe sot (Japonia, Italia, etj.). Duhet thënë se erdhi prej të të njëjtëve njerëz që mbetën të gjallë pas nazizmit. Ishte e keqe absolute, e keqe gjithëpërfshirëse dhe e keqe totale, të cilën e jetuan një popull i tërë prapa gjykimit.

Po ashtu, nëse e shikojmë komunizmin, posaçërisht në Shqipërinë Komuniste, ai ishte absolut, ishte total dhe ishte i gjatë sa një jetë njeriu. Ku mbeti? A u zhduk? A u harrua? (për këtë të keqe totale dhe absolute në Shqipërinë Komuniste flet një libër tejet aktual, Kur këndojnë gjelat e tretë – Agron Tufa, rrlfyer si fiksion dokumentacioni i dhunës çnjerëzore nga Shqipëria Komuniste në vetë shqiptarin.). Ai ishte dhe sigurisht ende është në mesin e po të njëjtëve njerëz të cilët e jetuan atë.

E drejta nuk është vetëm ligji, megjithëse ligji dhe kushtetuta janë e vetmja mbështetje. E drejta pavarësisht paluajtshmërisë së saj, faktikes dhe rendit, megjithatë si në religjion, si në demokraci, bartet dhe interpretohet nga njeriu. E njeriu është edhe subjektiv, e edhe i brishtë ndaj, jo vetëm pushtetit, por edhe ndaj aftësisë së tij si bartës përballë kompleksit dhe konfliktit tëtë keqes, dhe po ashtu edhe të padrejtës.

Prej këtu pyetja “pse po ma/na bëjnë të padrejtë”, mund të jetë edhe pyetje e ankthit, ankthit të të qenit i bindur në drejtësinë tënde, personale, subjektive të pa relacion. Në të vërtetë e tërë pesha e dhembjes dhe frustrimit në këtë pyetje është në mungesën e relacionit të të drejtës – nuk ka të drejtë, drejtësi, ligj e rend, pa pasur dy palë krahas kësaj të drejte, dhe kjo do të thotë nuk ka një të drejtë. Dhe me këtë nuk ka vetëm një bindje dhe as vetëm një të padrejtë.

Andaj, të pyetemi edhe një herë: çka po ndodh me ne? Kush jemi ne (nëse këtë e dinim kush ishim gjatë luftës)? Dhe, çka po duam nga vetja?

Ne, në bazë të aksit dhe argumentit “po na bëhet e padrejtë”, jemi ose naiv narcisoid të bindur nëpastërtinë absolute totale dhe gjithëpërfshirëse të një kolektivi (dhe jo në mundësinë e po këtyre); ose kalkulues, në reagim politik ndaj drejtësisë si më e larta në një shoqëri, dhe në ndërtim të politikës përmes gravitimit të frustrimit në “padrejtësinë” sipas anës sonë. 

Ne, nëse duam t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve në realitetin në të cilin jetojmë, ne jemi paradoksi i - drejtësisë në një gjendje të padrejtësisë kolektive- . Jemi të ndarë që presim për viza, që presim për -pranim, që presim për njohje, dhe që “luajmë” shtetin me atë që kemi.

Por, për dallim prej atyre që e personalizojnë padrejtësinë, i tërë kolektivi në përgjithësi vuan të njëjtën. Dhe pikërisht këtu është aksi i vuajtjes që e konoton pyetja për padrejtësinë; tërë politika është fokusuar në pronësimin dhe kapitalizimin efrustrimit. Dhe që kjo më tutje të krijoj inercion në vënien e drejtësisë së pastërt. Të plotë, por ndaj një të keqe krejtësisht relative dhe paranoike.