Disa shqetësime lidhur me platformën Zoom  
Sharr Travel

Disa shqetësime lidhur me platformën Zoom  

Besnik Zabërgja

Zoom është themeluar në vitin 2011 nga Eric Yuan një ndër inxhinierët kryesor të Cisco systems, ndërsa si shërbim ka filluar në Janar të vitit 2013. Deri në maj të vitit 2013 zoom mbledhë rreth 1 milion përdorues. Që nga dhjetori i vitit të kaluar ku zoom kishte rreth 10 milionë përdorues për një kohë shumë të shkurtër rritet për 535% dhe arrinë në shifrën e 200 milionë shfrytëzuesve të përditshëm. "Vulnerabilities" siç njihen në gjuhën teknike apo dobesitë e sistemit u ekzpozuan për shkak të rritjes së shpejtë të aplikacionit përgjatë kohës së pandemisë "covid-19" ku shumica e bizneseve dhe institucioneve edukative u detyruan që të përdorin platformat "online" për punë dhe mësim në distancë.

Disa nga dobësitë "vulneraibilities" përfshijnë gabime të cilat u lejojnë hakereve të spiunojnë me video-t dhe mesazhet e po ashtu edhe thirrjet të cilat nuk ishin të enkriptuara përkundër gjithë pretendimeve të kompanisë. Këto dobësi "vulnerabilities" të aplikacionit shkojnë deri në masë që disa nga expertet e klasifikojnë ZOOM platformën si "malware" raportuar nga "The Guardian", për më shumë klikoni linkun:

https://www.theguardian.com/technology/2020/apr/02/zoom-technology-security-coronavirus-video-conferencing.

Përkundrazi ZOOM NUK ËSHTË "MALWARE" është një platformë softuerike që për fat të keq është i stërmbushur me dobësi "vulnerabilities" të sigurisë të cilat nuk u studiuan para se aplikacioni të popullarizohej në këtë masë.

Polisa e privatësisë se Zoom u kritikua për shkak se ka bërë të mundur mbledhjen e të dhënave nga përdoruesit si: video, transkriptat, shënimet e ndryshme - dhe po të njëjtat i ka ndarë me palët e treta për përfitime personale.

Zoom iOS aplikacioni dërgon të dhëna analitike nga përdoruesi në rrjetet sociale edhe nëse përdoruesi nuk e ka të ndërlidhur llogarinë me Facebook. Po ashtu një tipare i cili lejonte organizuesit që të monitoronte nëse pjesëmarrësit klikojnë jashtë dritares së zoom, veçori e cila u hoq përgjithmonë me datën 2 Prill 2020. Një tipar tjetër është se organizatori mund të lexoj edhe mesazhet private të pjesëmarrësve nëse sesioni është inçizuar lokalisht.

Studiuesi i sigurisë, Felix Seele zbuloi se Zoom përdor tekniken "shady" për të instaluar aplikacionin e tij në Mac edhe pa ndërveprimin me përdoruesin e që është teknike e njëjtë me teknikat të cilat janë duke u pëdorur nga macOS "malware".

Një nga dobësitë tjera të Zoom të cilat janë zbuluar nga studiuesit e sigurisë është edhe "UNC path injection vulnerability"që u lejon hakerëve të vjedhin "login" kredencialet (username dhe password).

Dobësi të tjera të raportuara si: rrjedha e të dhënave personale, qasja në profile te LinkedIn pa pëlqimin e përdoruesve të cilët ishin regjistruar në shërbimin "Linkedin Sales Navigator", pastaj qasja publike e video incizimeve të cilat nuk do të duhej të ishin publike, dhe mashtrimet me "end-to-end encryption" janë vetëm disa nga gjërat të cilat duhen të merren parasysh para se kjo platforme të përdoret.

Në pyetjen se a duhet të perdoret Zoom apo jo? Duhet rishiquar të gjitha dobësitë e sistemit e po ashtu të studiohet platforma në tërësi më të mirat dhe dobësitë që sjell.

Ekzistojnë platforma të ndryshme, nga të cilat ka edhe platforma "opensource" të cilat mund të modifikohen për nevoja personale e të përgjithshme dhe të sigurohen në mënyrë që të garantohet për mbrojte të të dhënave.

https://www.theguardian.com/technology/2020/apr/02/zoom-technology-security-coronavirus-video-conferencing?fbclid=IwAR2Akb1LjYjF3zdsz2PFUTrGa5poTsoUlcbvKsMsLZzPbYM3c5pf9HpJT7E