Ky është mëngjesi perfekt nëse doni të humbni peshë
Sharr Travel

Ky është mëngjesi perfekt nëse doni të humbni peshë

Ekspertët e ushqimit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë më shumë kos në vaktin e parë të ditës, janë më të predispozuar të humbasin në peshë.

Kosi është shumë i pasur me proteina dhe përmban pak kalori. Ideja e të ngrënit kos çdo ditë për të rënë në peshë, tingëllon pak e mërzitshme, sidomos për njerëzit që rendin pas larmisë.

Megjithatë, kosi nuk ka përse të jetë i mërzitshëm, nëse atë e shoqëroni me fruta dhe drithëra. Këtu përfshihet tërshëra, boronicat dhe erëzat e ëmbla.

Në vazhdën e recetave të shëndetshme për një mëngjes të shijshëm, por edhe të pasur në vlera, rekomandohet receta e kosit me banane dhe kanellë.