Apostolova uron autorin kosovar i cili fitoi çmimin e BE-së për Letërsi
Sharr Travel

Apostolova uron autorin kosovar i cili fitoi çmimin e BE-së për Letërsi

Autori kosovar, Shpëtim Selmani, e ka fituar çmimin e Bashkimit Europian për letërsi.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e ka uruar Selmanin, përmes një postimi në Facebook.

“Jam e lumtur që puna dhe talenti i tij është shpërblyer. Pra, e lumtur që shoh që Kosova për herë të parë, por merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit të BE-së për letërsi”.

Apostolova thekson se kjo është një mundësi për njerëzit në Kosovë, që të shprehin kreativitetin dhe arritjet e tyre.