Krasniqi ka paditur Sveçlën për shpifje
Sharr Travel

Krasniqi ka paditur Sveçlën për shpifje

Publicisti Milazim Krasniqi ka paditur për shpifje ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.  

Ai sot ka bërë të ditur se ka ngritur padi në gjykatë ndaj Sveqles për shpifje. 

“Sot paraqita padinë për shpifje ndaj zëvendësministrit të punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sfeqles. Shteti ligjor dhe drejtësia duhet të vlejë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Sveçla dy javë më parë e akuzoi profesorin e Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, për organizim të protestës në sheshin “Skëndërbeu” për hapjen e xhamive për faljen e namazit të Bajramit.