Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit amerikan
Sharr Travel

Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit amerikan

Mbrëmë vonë Richard Grenell dha dorëheqje prej pozitës që kishte në Departamentin e shtetit amerikan. Këtë e bëri të ditur ai vet nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit.  Dhe Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë larg – Kryetarit tim të Kabinetit.  Sekretarët e kabinetit “Duke vepruar” nuk marrin karrige, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ju jeni Sekretari i Parë i Kabinetit dhe është një çështje e madhe”. Ka shkruar Grenell.

Por ai nuk dha dorëheqje edhe prej pozitës që tashmë i është dhënë për Kosovën.

Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për Express Dick Custin zëdhënësi i Grenellit.  

Në një përgjigje për Gazetën Express dhe T7 Custin ka thënë se shefi i tij do t vazhdojë të jetq i dërguar special për Kosove-Serbi.