Qëndrimi në telefon gjatë natës mund të ju dërgojë drejt depresionit
Disa studime tregojnë që të qëndrosh natën vonë duke përdorur telefonin mund të ju shpie deri në depresion.
Një studim ka gjetur që drita artificiale që kanë telefonat e mençur ndikon në zhvillimin e depresionit, transmeton lajmi.net.
Gjetjet mund të ndihmojnë që të kuptojmë se sa të ekspozuar jemi në dritën artificial gjatë kohës së gjumit.
![]()
Zbulimet nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë ka ekspozuar minjtë për dy orë në dritën e kaltër, shkruan Independent. Dritën e njëjtë të emetuar nga ndotja e dritës apo elektricitetit si telefonat e mençur për disa javë.
Ata shikuan që pas tre jave kafshët krijuan një tendencë depresioni, të menaxhuar nga qëllimi i ikjes dhe dëshira për sheqer.
Tendenca për depresion zgjati tre javë deri sa minjtë nuk ishin të ekspozuar nga drita artificiale natën. Studimi është i publikuar në Nature Neuroscience. /Lajmi.net/
























