Si t’i pastroni thonjtë nga kërpudhat
Sharr Travel

Si t’i pastroni thonjtë nga kërpudhat

Për të eliminuar kërpudhat nga thonjtë në kushte shtëpie ju nevojiten vetëm hidrogjen dhe jod i zakonshëm dhe garnitura për manikyr, e cila përfshin gërshërët dhe limën për thonjtë.

Nëse i keni këto gjëra, ndiqni këta hapa:

1. I heqim me gërshërë të gjitha pjesët problematike të thonjve. Me kujdes veprojmë në mënyrë që të mos lëndohemi.

2. Marrim limën e thonjve dhe nga ana më e vrazhdë e saj me kujdes limojmë thoin e infektuar sado që të mundemi. Përpiqemi të eliminojmë sa më shumë që të mundemi nga thoi i infektuar.

3. Marrim pak pambuk, e njomin në hidrogjen dhe e vendosim në çdo thua, në atë mënyrë që pambuku i njomur të mbulojë pllakën e thoit. E heqim pambukun, duke lënë që hidrogjeni vetë të thahet dhe të veprojë 15 sekonda. Hidrogjeni djeg kërpudhat sikur flaka. Këtë veprim përsëriteni 3 deri në 4 herë.

4. Tani marrim pambukun, e njomim në jodin farmaceutik dhe lyejmë çdo thua. I lëmë që të thahen. Të mos ju brengosë ngjyra e gështenjtë e thoit – ajo është pasojë e jodit i cili me kalimin e kohës do të shlyhet, madje nëse rregullisht i lani duart me sapun. Pas një jave të kësaj procedure do t’i eliminoni kërpudhat nga thonjtë.