18:56 / 02.06.2020
Raportuesja për Kosovën: Të respektohet vendimi i Kushtetueses
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses që i jep të drejtën dekretit të presidentit Thaçi për formimin e Qeverisë Hoti.
Në një postim në Twitter, ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Cramon thotë se kjo është baza për funksionimin e demokracisë dhe se tash i gjithë pushteti është në duart e Kuvendit të Kosovës.























