Edhe 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 4 pacientë
Sharr Travel

Edhe 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 4 pacientë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.123.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 193 mostra, prej të cilave 13 kanë rezultuar pozitive.

IKSHPK nuk ka njoftuar se prej nga janë rastet e reja.

Instituti ndërkaq ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 4 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE KATËR TË SHËRUAR!

Sot më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 193 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste.

Sot më 02 qershor 2020, janë shëruar 4 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 847 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.123 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 02 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.427.911 raste të COVID-19 dhe 379.503 raste të vdekjes.