Çfarë e pret qeverinë e re?
BKT
Lajme

Çfarë e pret qeverinë e re?

Një ditë para mbajtjes së seancës, mandatari për formim të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re do të përballet me sfida të shumta, derisa ka veçuar, luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri, problemet ekonomike dhe dialogun me Serbinë.

Edhe Kosova, sikurse shumica e vendeve në botë është duke u përballur me sëmundjen, COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Marrë parasysh të dhënat deri më 2 qershor, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar, 1,123 raste me koronavirus.

Prej tyre, 847 janë shëruar derisa 30 kanë vdekur.

Kjo pandemi pritet të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike. Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se besohet që në baza ditore, koronavirusi shtetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 6 milionë euro.

Por, jo më pak i rëndësishëm është dialogu me Serbinë. Ky proces, që është pezulluar nga viti 2018, konsiderohet tejet i rëndësishëm për rrugën evropiane të Kosovës.

Shkak për pezullim të dialogut ka qenë vendosja e taksës 100 për qind në mallrat serbe nga Qeveria e kaluar e Kosovës./REL


MË SHUME NGA Lajme