Pse duhet të shpenzoni më shumë kohë në kopsht
Sharr Travel

Pse duhet të shpenzoni më shumë kohë në kopsht

Sipas një studimi të kryer së fundmi, individët që kalojnë më tepër kohë në kopsht, kanë më shumë mundësi të kenë një shëndet të përgjithshëm fizik dhe psikologjik më të mirë.

Të dhënat u mblodhën nga Monitori i Angazhimit Natyror i Anglisë, që është sondazhi më i madh në botë, i cili mbledh të dhëna për kontaktin javor të njerëzve me botën natyrore.

Autori kryesor i studimit, Sian de Bell shprehet se të qëndruarit në një hapësirë ​​të jashtme, si kopsht apo oborr është e rëndësishme sepse sjell përfitime të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien.

Këta individë mund të shfrytëzojnë hapësirat e jashtme për t’u çlodhur, por edhe për të kryer aktivitet fizik.

Ekipi hulumtues zbuloi se personat që kalojnë kohë çdo ditë në kopshtin e tyre të shtëpisë kanë tendencë të jenë më miqësorë me natyrën dhe preferojnë të udhëtojnë në vende të qeta, larg zhurmave.