Përdorimet popullore me lëngun e hudhrave
Sharr Travel

Përdorimet popullore me lëngun e hudhrave

Vazhdimisht kemi lexuar e ndëgjuar për hudhrat mirëpo edhe lëngu i hudhrave është i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.

Ka njerëz që bëjnë be e rrufe kundër pirjes së lëngut të pastër të hudhrave. Por pa dyshim me të lexuar përfitimet e pamohueshme të kësaj pije unike, do të ndryshojnë mendje.

Lëngu i hudhrës nxirret duke shtypur ose shtrydhur thelbinjtë e hudhrës, që vjen nga bima me emrin shkencor Allium sativum. Hudhra ka ngjashmëri me qepën dhe është përdorur prej mijëra vitesh në të mirë të shëndetit të njeriut.

Përdorimet e saj jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore janë të panumërta.

Të shumtë janë ata që nuk heqin dorë së konsumuari lëngun e hudhrës për shkak se ajo lufton inflamacionin, bakteret, mykun por ka edhe shumë antioksidantë.

Ky lëng përgatitet krejt lehtë dhe është një burim i pasur i alicinës. Ky është përbërësi më aktiv i hudhrës.

Lëngu përmban një sërë vitaminash si ajo B dhe C, por edhe minerale si mangani, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi zinku dhe shumë acide yndyrore mirëbërëse.

Përfitimet shëndetësore
Përfitimet kryesore të lëngut të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë.