Haradinaj: Me sot i kthehemi normalitetit, kjo qeveri s’është kundër askujt
BKT
Lajme

Haradinaj: Me sot i kthehemi normalitetit, kjo qeveri s’është kundër askujt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për media pas seancës që u votua me 61 vota qeveria Hoti.

Ai uroj qytetarët e Kosovës, derisa tha se sot i kthehemi normalitetit, transmeton Indeksonline.

“Sot parlamenti votoi qeverinë e re, pandemia ka shkaktu dëme të mëdha ekonomike, mendojmë që me sot nis normaliteti. Rimëkëmbja ekonomike do të nis, po ashtu do të vazhdohet me kujdes ndaj pandemisë dhe temat e tjera që preokupojnë jetën tonë.

Me sot i kthehemi normalitetit, urime qytetarëve. Kjo qeveri s’është kundër askujt, por me ndihmu Kosovën”


MË SHUME NGA Lajme