Kujdesi për një lëkurë të yndyrshme
Sharr Travel

Kujdesi për një lëkurë të yndyrshme

Një nga shqetësimet më të mëdha të individëve që kanë një lëkurë të yndyrshme është kujdesi për të gjatë muajve të nxehtë të verës.

Temperaturat e larta e bëjnë fytyrën të djersitet dhe kjo mund t’iu shkaktojë edhe probleme me irritimin dhe krijimin e akneve, për shkak të ekspozimit edhe më të madh ndaj pluhurit dhe mikrobeve.

Por ajo çfarë studiuesit sugjerojnë janë disa hapa të thjeshtë, që ju ndihmojnë në menaxhimin e fytyrës së yndyrshme.

Një hidratues i lehtë

Kjo do e mbajë lëkurën tuaj të shëndetshme, por duhet të keni kujdes të zgjidhni atë që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj. Ky është hapi themelor.

Pastroni fytyrën

Është e rëndësishme për ju që të mbani lëkurën tuaj të pastër gjatë gjithë kohës. Sepse në këtë mënyrë bëni të mundur pastrimin e poreve dhe parandaloni shfaqjen e akneve.

Maska për fytyrën që thithin vaj

Kjo është mënyra më e lehtë për të eleminuar vajin e tepërt nga fytyra. Ka shumë maska të disponueshme në treg, të cilat mund t’iu ndihmojnë. Këto maska gjithashtu i japin freski dhe gjallëri fytyrës tuaj.

Kini kujdes me makeup-in

Nëse fytyra juaj është e yndyrshme, evitoni një makeup që është tepër i rëndë sepse kjo mund të sjellë acarim të fytyrës tuaj. Gjithmonë para gjumit pastroni fytyrën nga makeup. Keni kujdes edhe me produktet e ndryshme kozmetike qe vendosni në fytyrë.