A ndikon uji në zvogëlimin e stresit dhe ankthit
Sharr Travel

A ndikon uji në zvogëlimin e stresit dhe ankthit

Disa nga ne preferojnë që të shkojmë në plazh kur disa të tjerë preferojnë të kundërtën.

Është uji ai i cili ndikon tek njerëzit dhe ndoshta kjo është njëra ndër arsyet pse shumica kanë dëshirë të shkojnë në plazhe, transmeton lajmi.net.

Bazuar në mendimet e disa psikologëve, qëndrimi afër ujit është gjithmonë qetësues apo krijon një relaksim në mendjen tonë.

Kjo përfshin edhe notimin apo zhytjen në ujë, gjithashtu edhe jetesa afër detit, shkruan daily health post. Wallace J. Nichols autor i librit “Blue Mind” thotë se sa më afër ujit të jemi do të ndjejmë më shumë lumturi, dhe rrahje më të vogla të zemrës, siguri, niveli i stresit dhe ankthit është më i vogël dhe është si një lloj terapie për njerëzit.

Gjithashtu nëse kaloni kohë afër ujit ju ndihmon që të bëheni më kreativ dhe të vijnë ide më produktive në mendjen tuaj.