VIDEO-Thaçi uron Qeverinë e re
Sharr Travel

VIDEO-Thaçi uron Qeverinë e re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se votimi i qeverisë së re është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

I pari i shtetit në një konferencë për medie shprehu fjalë të mira për kryeministrin e sapozgjedhur Avdullah Hoti për ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës.

“Përshëndes gatishmërinë për angazhimin e dialogut me Serbinë dhe zotimin për marrëdhëniet e mira me ShBA-të”, tha ai.

Krahas kësaj tha se qeveria e re duhet të vazhdojë reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit.

Ish-kryeministrit Kurti i kërkoj një pranim-dorëzim sa më të lehtë tek kryeministri Hoti. Ai tha se barrikadimi nuk i bënë nder askujt.