Gjiganti italian në sulm për yllin e Manchester Unitedit
BKT
Sport

Gjiganti italian në sulm për yllin e Manchester Unitedit

Klubi i famshëm italian, AC Milan raportohet së është i interesuar për mesfushorin e Manchester Unitedit, Jesse Lingard.

Trajneri i “Rossonerëve” Pioli tashmë është duke menduar për tregun e verës. Sipas mediave italiane, Lingard është në listën e teknikut italian.

Anglezi ka treguar formë të lartë tek “Djajtë e Kuq” duke ndezur interesimin e disa klubeve evropiane, përfshirë edhe Milanin.

“Milani është i interesuar për transferimin e Jesse Lingard në merkaton e verës”, shkruajnë mediat italiane.