“Klopp dhe Liverpooli do ishte vendi ideal për Mbappe-n”
Sharr Travel

“Klopp dhe Liverpooli do ishte vendi ideal për Mbappe-n”

Fituesi i Kupës së Botës, Willy Sagnol mendon se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe duhet t’i bashkohet Liverpool.

Francezi është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave”, ndërsa Liverpool dhe Real Madrid janë dy klubet më të interesuara.

Sagnol e ka këshilluar Mbappe të kalojë te Liverpool sepse nën urdhrat e Jurgen Klopp mund të bëhet mbret.

“Klubi ka avantazh të madh. Me Klopp, çdo lojtar do dëshironte të punonte”.

“Mbappe do përshtatej nën urdhrat e tij, ai kërkon shumë punë mbrojtëse nga sulmuesit, të cilën Mbappe nuk e ka arritur ende”.

“Por, mund ta mësojë, sidomos nga një djalë si Klopp. Mbappe mund të bëhet mbret me Jurgen Klopp te Liverpool”, deklaroi ai, raporton arbreshi.

Kartoni i Mbappe vlen rreth 200 milionë euro dhe nuk dihet nëse ndonjë skuadër mund ta paguajë gjatë verës.