Hotit i vjen urimi i parë nga kancelari i Austrisë
Sharr Travel

Hotit i vjen urimi i parë nga kancelari i Austrisë

Përkrahje Kosovës në rrugën drejt rrugës evropiane dhe përparim në dialog ka premtuar kancelari austriak, Sebastian Kurz, teksa ia ka uruar Avdullah Hotit emërimin si kryeministër.

Kurzi e ka uruar Hotin përmes një statusi në Twitter.

“Urime Hotit në emërimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ai.