Ambasada italiane përshëndetë formimin e Qeverisë
Sharr Travel

Ambasada italiane përshëndetë formimin e Qeverisë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re.

"Ne i urojmë Kryeministrit të ri Hoti dhe ekipit të tij suksese në vazhdën e prosperitetit dhe paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për rajonin", thuhet në një deklaratë.

Deklaratë përshëndetëse për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Italia uron Qeverinë e re të Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve të sotme, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit; çuarjen përpara të agjendës së reformës, e cila po ashtu është e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik; dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së. Ne i urojmë Kryeministrit të ri Hoti dhe ekipit të tij suksese në vazhdën e prosperitetit dhe paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për rajonin.