Pep Guardiola e telefonon yllin e Milanit
Sharr Travel

Pep Guardiola e telefonon yllin e Milanit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se e ka telefonuar Ismael Bennacer, që ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, raporton RMC Sport.

22-vjeçari ishte shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Kombeve në Afrikë, derisa ishte transferuar te Rossonerët për 15 milionë euro nga Empoli.

Ai ka shkëlqyer në këtë edicion, e që ka marrë vëmendje të madhe edhe nga Paris Saint-Germain.

Tani, RMC Sport raporton se Manchester City është duke i prirë garës dhe dëshiron të transferojë atë sa më shpejtë.

Bëhet e ditur se Pep Guardiola ka bindur lojtarin që të kalojë te Citizens, por që ata duhet të punojnë në ndëshkimin e UEFA-s që i ndalon ata për dy vite mos pjesëmarrje në garat evropiane.

Milani kërkon 50 milionë euro nga shitja e lojtarit, pasi aq edhe i ka caktuar klauzolën e largimit.