Thaçi: Abazi e bleu postin, ai u takua me zyrtarët serbë në Kopaonik
Sharr Travel

Thaçi: Abazi e bleu postin, ai u takua me zyrtarët serbë në Kopaonik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Haki Abazi e kishte blerë postin e zëvendëskryeminisrit të Kosovës dhe se për këtë duhet të dëshmojë Albin Kurti. Gjithashtu, sipas Thaçit, Abazi u takua me zyrtarë serbë në Serbi.  

"Haki Abazi e ka blerë postin e zëvendëskryeministrit. Këtë duhet ta dëshmojë zoti Kurti.Abazi duhet të sqarojë takimet në Kopaonik me zyrtarët e Serbisë. Ka qenë tri herë gjatë pandemisë. Cilat kanë qenë bisedat mbetet të shihet", ka thënë Thaçi në televizionin "T7".

Thaçi ka theksuar se Kurti duke mos bërë pranim-dorëzim të detyrës po thyen traditën e krijuar në Kosovë.