Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejpërdrejtë do të jetë Armend Shala nga Kryqi i Kuq i Kosovës, i cili do të flasë për vullnetarët dhe hapësirat e veprimit në kohën e pandemisë, projektin “Personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare” dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në familje.
Kurse mysafire do të jetë Dhurata Ramosaj Shala, drejtoreshë e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, e cila do të na njoftojë më hollësisht për ekspozitat e viteve të kaluara dhe promovimin e ekspozitave të programit të vitit 2020.
Ndërsa Murat Shahin, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosov, i cili do të flasë për ndihmat e UNICEF-it për Kosovën gjatë COVID-19 dhe projektet e 2020-s.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, i cili do të na njoftojë për projektet e komunës dhe dëmet në bujqësi.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























