11:21 / 04.06.2020
Sqarim i RTK-së për transmetimin e seancës së Kuvendit
Gjatë ditës së sotme një pjesë e fillimit të seancës rreth 1 minutë është transmetuar bashkë me përkthim në gjuhën serbe, për shkaqe teknike.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) sqaron opinionin publik se nuk e prodhon sinjalin por e merr atë të gatshëm nga Kuvendi, dhe vetëm e bën transmetimin.
Kanalet e audios janë të fiksuara dhe në këtë rast në Kuvend mund të jetë ndërruar kanali i audios dhe është transmetuar me përkthim deri sa ka intervenuar inxhinieri kujdestar për ta rregulluar atë.
Pra, kemi të bëjmë me një proces teknik, i cili nuk varet plotësisht nga stafi i RTK-së.























