Aforizma nga Lord Byron
Sharr Travel

Aforizma nga Lord Byron

George Gordon Byron ( 1816 – 1788) konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj britanikë dhe vazhdon të lexohet gjerësisht.

Pasioni i tij ishin udhëtimi dhe jeta pa kufizime; ai la gjurmë në Evropë, sidomos në Itali, ku jetoi për 7 vjet; më pas u bashkua me Luftën greke për Pavarësi nga Perandoria Osmane; grekët e nderojnë atë si hero kombëtar.

Gjatë qëndrimit në Greqi, Byroni u prek nga ethet dhe vdiq në Missolonghi më 1824, në moshën 36-vjeçare.

Lord Byron është përshkruar shpesh si aristokrat pompoz, romantik i bujshëm, sa famëkeq për stilin e jetesës aq i famshëm e i admiruar si poet; ai ishte vetë-mërgues; njeri i lukseve, shpenzues pa masë duke lënë pas borxhe të mëdha.

Lord Byron mbahet mend edhe për vizitën në oborrin e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. “Në letrën dërguar nënës” Byron shkruan: “Aliu është vetëm formalisht i varur nga Porta e lartë. Ai është njeri i fuqishëm, sa i suksesshëm aq edhe mizor me kundërshtarët”.

Gjeni më poshtë të përmbledhura nga Ekonomia disa nga thëniet më të mençura të Byronit:

Qesh sa herë që mundesh! Qeshja është ilaçi me çmimin më të mirë.

Kush ka punë për të bërë nuk ka kohë për lot.

E ëmbël është hakmarrja, sidomos për femrat.

Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99.

Në pasionin e saj të parë, femra dashuron partnerin, por të gjitha herët e tjera dashuron dashurinë e vet.

Urrejtja është kënaqësia më jetëgjatë. Njerëzit duan me ngut por urrejnë me nge.

Kujtimi i kënaqësisë nuk është më kënaqësi, ndërsa kujtimi i dhimbjes është akoma dhimbje.

Unë jam hi aty ku dikur isha zjarr.

Vetëm i dobëti pendohet.

Miqësia është dashuri pa krahët e saj.

Kënaqësia është mëkat, e mëkati është një kënaqësi.

Nëse Laura do të kishte qenë gruaja e Petrarkes, mendoni se ai do t’i kishte kushtuar sonete gjithë jetën?

Kam vendosur të besoj në Krishtërim, thjesht për kënaqësinë që më jep ideja se mund të jem i mallkuar.