Ja pse asnjëherë nuk duhet ta hidhni lëvoren e limonit
Sharr Travel

Ja pse asnjëherë nuk duhet ta hidhni lëvoren e limonit

Limoni është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e trupit, gjë për të cilën shumë njerëz preferojnë të pinë limonadë, por përgjithësisht lëngu i limonit nuk është mënyra më e mirë për të nxjerrë të gjitha ushqyesit e shëndetshëm prej tij.

Mundësia më e mirë është ngrirja e limonit dhe konsumimi i tij me lëvore, pasi që ajo është pjesa më e shëndetshme e këtij fruti tropikal.

Shkencëtarët kanë zbuluar se lëvozhga e limonit mund të përmirësojë ndjeshëm imunitetin, përmban substanca që e parandalojnë kancerin, rregullojnë kolesterolin, shërojnë infeksionet dhe largojnë parazitët dhe bakteret nga trupi.

Efektet më të mira pozitive:

  • Parandalon astmën
  • Forcon imunitetin
  • Lufton inflamacionet
  • Detoksifikon mëlçinë dhe veshkat
  • Rregullon presionin e gjakut
  • Ndihmon në trajtimin e ankthit dhe depresionit

Sipas një studimi të fundit, lëvozhga e limonit përmban 5 deri 10 herë më shumë vitamina sesa vetë frutat, ndërsa është treguar se shkatërron qelizat e kancerit të zorrës së trashë, mushkërive dhe gjirit.

.

Mjeku dhe nutricionisti Marilyn Grenville argumenton se lëvorja e shumë frutave mund të përmirësojë shëndetin e njeriut. Ajo rekomandon që limoni të jetë i ngrirë, më pas të bluhet ose të grihet me rende sëbashku me lëvoren dhe farat. Limoni i fituar në këtë mënyrë mund të shtohet në çaj, supë, smoothie, sallatë, ëmbëlsirë…

Por, është e rëndësishme që limoni të pastrohet plotësisht nga pesticide, duke përdorur uthull molle dhe sode buke, përzierje në të cilën fruti duhet të qëndrojë të paktën 15 minuta para se të përdoret ose para se të futet në frigorifer.