​Agim Veliu merr detyrën e Ministrit të Brendshëm
BKT
Lajme

​Agim Veliu merr detyrën e Ministrit të Brendshëm

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pranuar drejtimin e kësaj ministrie.

"Ministri Veliu u zotua se pavarësisht vështirësive që i ka trashëguar, do të punojë me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve", thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nuk është bërë e ditur nëse ish-ushtruesi i detyrës së ministrit Xhelal Sveçla ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës.


MË SHUME NGA Lajme