17:13 / 04.06.2020
Kjo është oferta e parë e Tottenhamit për yllin e Interit
Klubi anglez, Tottenham ka bërë ofertën e parë në adresë të Interit për Matia Vecino.
Trajneri i “Spurs” Jose Mourinho dëshiron që në sezonin e ardhshëm ta ketë në skuadër Vecino-n.
Sipas mediave britanike, Tottenham janë gati t’ia ofrojnë Interit 20 milionë euro për lojtarin.
“Tottenham ka bërë ofertën e parë për Matia Vecino. Londinezet i ofrojnë 20 milionë euro Interit për mesfushorin”, shkruajnë mediat në ishull.























