Hoti: Unë do të jem kryenegociator në dialog me Serbinë
Sharr Travel

Hoti: Unë do të jem kryenegociator në dialog me Serbinë

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në dialog me Serbinë, kurse nuk do të hyjë mes SHBA-së dhe BE-së.

Hoti ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Kryenegociator do të jem unë, unë do të jem përgjegjës për udhëheqjen e dialogut, sepse kështu e thotë Kushtetuta.  Nuk do të bëj gabimin që të futem mes SHBA-së dhe BE-së. Ne jemi me të dyjat. Procesi i dialogut nuk shkon pa një bashkërendim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Kështu ka ndodhur historikisht”, ka thënë ai.

 


MË SHUME NGA Aktuale