Pallaska: Me aktgjykimin e fundit nuk do të kemi më bllokadë institucionale
Sharr Travel

Pallaska: Me aktgjykimin e fundit nuk do të kemi më bllokadë institucionale

Juristi Dastid Pallaska ka thënë se me aktgjykimin e fundi të Gjykatës Speciale, nuk do të kemi më bllokada në krijimin e institucioneve të shtetit.

“Me këtë aktgjykim nuk do të kemi më bllokadë në krijimin e institucioneve. Përgjegjësit kryesor nga analiza e këtij aktgjykimi janë parashtruesit e kërkesës, pra Lëvizja Vetëvendosje për arsyen e thjeshtë, sepse secilin argument që e kanë ngritur ata, e ka rrëzuar vetëveten”, është shprehur Pallaska.

Tutje, Dastid Pallaska ka thënë se e kishte parashikuar se koalicioni LDK-VV nuk do të funksiononte. Kjo për shkak se njëra parti donte ta dominonte tjetër, njofton EO.

“VV filloi të dominojë LDK’në pas rezultatit të zgjedhjeve”, thotë Pallaska.

“E kam ditur se nuk do të funksionojë. Albin Kurti gjithmonë deshi të kontrollonte Qeverinë’’

Pallaska flet edhe për gabimet e Kurtit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

‘’Kurti ka të drejtë kur thotë se pas secilit vendim që kanë marrë ish-liderët para tij ia kanë veshur Amerikës. Cdo vendim jopopullor është shfaqur para popullit se ‘kështu po dëshiron Amerika’”, thotë ai.

Por ai shton se Kurti gaboi në marrëdhëniet e tij me SHBA’në dhe i shkaktoi dëm Kosovës.


MË SHUME NGA Aktuale