Mohimi i krimit - VIDEO
Sharr Travel

Mohimi i krimit - VIDEO

Krerët e shtetit serb në çdo takim, qoftë brenda apo jashtë Serbisë, por edhe në ulëset e OKB-së, po mundohen që të justikojnë krimet që i kishin kryer forcat ushtarake-policore gjatë luftës në Kosovë.

Ivica Daçiqi në mbledhje të KS të OKB-së kishte thënë: “Ky është gjenocid ndaj popullatës serbe! Ju lutemi mos pretendoni që jeni viktima të spastrimit etnik, sepse viktimat më të mëdha në numër të spastrimit etnik janë vetë serbët”.  

Madje ata po mundohen që të fshehin edhe krimin që tronditi opinionin ndërkombëtarë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në vitin 2019 kishte deklaruar se maskra e Reçakut ka qenë inskenim i shqiptarëve duke fyer rëndë familjarët e viktimave të Recakut.

Aleksandër Vuçiq kishte thënë: “Të gjithë anëtaret e Listës Serbe do ta përsërisin njëjte, une tani e përsëris: krim i fabrikuar ne Reçak, ku te gjithën e ka trilluar mashtruesi i “botës së bardhe”, hajduti dhe pengmarrësi Walker.

 Për qëndrimet e presidentit serb, Vuçiq në raport me shqiptarët para 10 viteve kishte paralajmëruar avokati serb Serdjan Popoviq, duke deklaruar se politika e Vuçiqit nuk dallon nga ajo e Millosheviqit. “Kur Milloshevqi e solli pushtetin policor në Kosovë, sepse i tillë ka qenë ai një shtet policor ku mundë të vrisje çdo shqiptar pa u ndëshkuar fare, për të mbijetuar, ata u detyruan të krijojnë një shoqëri paralele.Si Vuçiqi ashtu edhe opozita aktuale serbe, nuk dallon prej kohës e Millosheviqit!”, kishte thënë ai.

Popoviq kishte deklaruar se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare, duke u mbrojtur nga një politikë raciste.

“Për mendimin tim, popullata shqiptare ka bërë një luftë çlirimtare, ata dolën nga një pozicion kolonial, u mbrojtën nga një politikë raciste dhe pësuan viktima të tmerrshme.Hakmarrjet e tyre pasluftës nuk mund të jenë të njëjta si ato tonat, por të cilat unë i justifikojë”, kishte thënë ai.

Por siç duke duket presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka të vështirë të largohet nga njerëzit dhe e kaluara jo e lavdishme e tij. Vuçiq madje edhe i ka ndihmuar kriminelët e luftës duke angazhuar në jetën politike dhe publike të Serbisë. Ministria e Drejtësisë kishte promovuar dhe financuar një libër ish-shefit të shtabit të Ushtrisë Jugosllave Nebojsa Pavkoviq, libër ky në të cilën mbrohen kriminelët serbë madje edhe mohohet masakra e Izbicës duke pretenduar se te masakruarit kanë qenë pjestarë të UÇK-së e jo viktima civile.


MË SHUME NGA Aktuale