13:53 / 05.06.2020
Pedro Rodriguez “në hall” për të ardhmen
Pedro Rodriguez është në qendër të vëmendjes në tregun e futbollistëve dhe një rast shumë i mirë për klubet e mëdha. Sulmuesi spanjoll mund të quhet që tani një lojtar i lire, pasi më 30 qershor i skadon kontrata me Chelsea-n.
Për të janë vënë në radhë shumë klube. Në Spanjë janë Valencia e Sevilla, që insistojnë, ndërsa me ta rivalizojnë klubet italiane me Juven, Romën dhe Interin në krye.
Tashmë gjithçka është në dorën e lojtarit për të zgjedhur ofertën më të mirë jo vetëm ekonomike, por edhe atë sportive, që i garanton vendin e titullarit.























