Blerim Kuçi pranon detyrën e ministrit të Ambientit
Sharr Travel

Blerim Kuçi pranon detyrën e ministrit të Ambientit

Blerim Kuçi, të premten ka pranuar detyrën e ministrit të Ambientit, nga ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit e informoi Kuçin lidhur me ecurinë e projekteve që janë duke u realizuar, investimet ndërkombëtare që janë gati për të filluar implementimi, arritjet, sfidat dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga ky dikaster .

Kuqi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje.


MË SHUME NGA Aktuale