Ish-drejtori i Aviacionit Civil dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit e Abazit
Sharr Travel

Ish-drejtori i Aviacionit Civil dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit e Abazit

Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Eset Berisha ka njoftuar se sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish zëvendëskryeministrit Haki Abazi për shkak të shkarkimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka njoftuar se ndaj Kurtit ka dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje.

“Ndaj ish kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje në konferencën për shtyp me 13 maj 2020, jo për “amelika, amelika” por për shkak të etiketimit tim si “i korruptuar” edhe pse pa asnjë provë apo dëshmi të vetme”, ka shkruar Berisha./GE/


MË SHUME NGA Aktuale