Zëvendësuesit më të mirë të pluhurit pjekës
Sharr Travel

Zëvendësuesit më të mirë të pluhurit pjekës

Pluhuri pjekës është një element thelbësor i shumë recetave të gatimit.

Ai shërben për t’i dhënë volum brumit të ëmbëlsirave dhe gatimeve në pjekje.

Kur përzihet me ujin, pluhuri pjekës formon bulëza të dioksidit të karbonit që nxisin ngritjen e brumit.

Përveç karbonatit të natriumit, pluhuri pjekës ka gjithashtu përmban një acid që kërkohet për të prodhuar reaksionin kimik të bulëzave dhe fryrjes së brumit.

Zëvendësuesit më të mirë të pluhurit pjekës

Nuk është e pazakontë për një amvisë që të mos ketë gjendje pluhur pjekës, ndaj informimi për substancat zëvendësuese të tij mund t’i hyjë në punë çdo amviseje.

Limontoz

Bëhet fjalë për një produkt acidik  me ngjyrë të bardhë që formohet pas fermentimit të verës.

Një prej përdorimeve më të përhapura të tij është në rrahjen e të bardhave të vezës, për ruajtjen e shkumës dhe volumit të saj.

Ai mund të përdoret si zëvendësues i pluhurit pjekjes duke u përzier me sodë buke

Zakonisht limontozi i shtohet produkteve te pjekjes per te aktivizuar soden e bukes alkaline. Ne fakt, limontozi duke u perziere me soden e bukes na jep ate qe e njohim si pluhurin pjekes.

Për çdo lugë çaji pluhur pjekës duhet të përzieni gjysmë luge çaji limontoz, një të tretën e lugës së çajit me sodë buke dhe një majë luge çaji kripë.

Kosi dhe qumështi

Produktet e fermentuara të bulmetit siç është kosi apo qumështi i prerë ka përmbajtje acidike dhe kombinohet shumë mirë me sodën e bukës duke krijuar një substancë që mund ta përdorni për zëvendësimin e pluhurit pjekës.

Për çdo lugë çaji pluhur që kërkon receta, përdorni një të katërtën e lugës së çajit me sodë buke me gjysmë filxhan çaji kefir, kos, ose qumësht të prerë.

Limoni

Limoni është një tjetër alternativë acidike që mund të përdoret për zëvendësim, vetëm në recetat që kanë përmbajtje limoni dhe kërkojnë sasi të pakëta të pluhurit pjekës.

Për çdo lugë çaji pluhuri pjekës që kërkon receta, ekspertët këshillojnë që të përzieni një të katërtën e lugës së çajit me sodë buke dhe gjysmë luge çaji lëng limoni./agroweb