Thaçi: Kosova dhe Shqipëria gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës
Sharr Travel

Thaçi: Kosova dhe Shqipëria gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Metën.

Thaçi ka thënë se me Metën kanë biseduar për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve në të dyja vendet.

“Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona”.

“Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore”.

“Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik”.


MË SHUME NGA Aktuale